Pas incidentit në seancën e kaluar parlamentare, ku deputetët e PD-së, Edi Paloka, Arben Ristani dhe Roland Keta tentuan të godasin deputetin Erjon Braçe, teksa replikonte me ish kryeministrin Berisha me një fjalor denigrues Byroja e Kuvendit jep masat disiplinore. Byroja e Kuvendit ka vendosur të përjashtojë me 5 ditë deputetët që u përfshinë në incident, Erjon Braçen, Edi Palokën, Arben Ristanin dhe Roland Ketën, ndërsa ish kryeministri Berisha ka shpëtuar vetëm me një vërejte, zbardh balkanweb.

Në përfundim të mbledhjes, deputeti Edmond Spaho tha se Kuvendi toleroi deputetin Braçe duke i dhënë të njëjtën masë disiplinore si deputetëve të tjerë. “Byroja toleron kryeministrin me fjalor të shthurur toleroi sot edhe Braçen duke e barazuar me deputetët e tjerë. Braçe ofendoi me fjalor vulgar, e barazuan me të tjetër që replikuan me argumenta. Byroja vepron rishtazi me të njëjtat standarde”,- tha Spaho.