Fotografi ka fiksuar nisa momente pikante këtë javë në oborrin e Parlamentit.

Vec te tjerash, duket se si ministrja e re e Shendetësisë Olgerta Manastirliu është pritur ngrohtë nga të gjithë. Veçanërisht deputeti veteran, Gramoz Ruçi, e ka uruar me përzemërsi për postin e ri. 

Veterani Ruçi “bekon” ministren e re të Shëndetësisë

Këtë të enjte u votuan në Parlament edhe katër emrat e rinj për ministra. Nga këta ministra, ajo që futej për herë të parë në sallën e 140 të zgjedhurve të popullit, pasi nuk ka qenë deputete më parë, ishte Ogerta Manastirliu, e përzgjedhur nga Kryeministri Rama për postin e ministres së Shëndetësisë. 

Zonja Manastirliu është pritur ngrohtë nga të gjithë. Veçanërisht deputeti veteran, Gramoz Ruçi, e ka uruar me përzemërsi për postin e ri. 

Të jesh në LSI do të thotë ta kesh edhe xhaketën si shefi

Të jesh pjesë e një partie, nuk mjafton vetëm të mbështesësh kryetarin. Nganjëherë mund të duhet edhe diçka më shumë. P.sh., mund të përqafosh tendencat e veshjes së liderit të partisë, për t’u ndjerë sa më pranë tij edhe në fushën e modelingut.

Kështu do të ketë menduar deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo, teksa është shfaqur në Parlament të enjten që lamë pas me një xhaketë pink me kuadrate blu, shumë e ngjashme me xhaketën e Metës, të kuqe me kuadrate blu. Me siguri kanë bërë gjëkundi shopping bashkë. 

Çamët “shtrëngojnë” radhët, të gjithë me një makinë në Parlament

Tahir Muhedini, Shpëtim Idrizi dhe Aqif Rakipi, të tre deputetë të Grupit Parlamentar të PDIU, erdhën pak me vonesë këtë të enjte në Parlament. Mesa duket, kishin qenë në ndonjë aktivitet partie, të cilat janë të shumta këto kohë, edhe pse fushata nuk ka filluar akoma zyrtarisht. 

Por për të mos u vonuar në trafik, deputetët e PDIU-së kanë mbërritur të tre në oborrin e Parlamentit me një fuoristradë superluksoze, një markë amerikane shumë e shtenjtë, që nuk dihet se kujt i përket. Dhe më pas kanë votuar shkarkimet dhe emrat e rinj të ministrave.

Blerina në super formë

Nga sharmi i Olta Xhaçkës te supereleganca e Blerina Gjylametit. Të enjten e kësaj jave, zonjat socialiste të Parlamentit ishin veshur shumë bukur. 

 

Madje, Xhaçka, e cila mori postin e ministres së Mirëqenies, dukej më e bukur se kurrë. Por edhe zonja Blerina Gjylameti dukej shumë mirë. Tani që janë hequr palltot e trasha, mund të konstatojmë se ajo ka humbur kilogramë dhe duket superelegante, çka i shkon shumë./Panorama.al/