BRAZIL, 9 prill 2013– Sharon Stone dhe Kate Moss, dy ikona të bukurisë femërore, nuk kanë nguruar të puthen mes tyre. Por këtë herë puthja lesbike mes dy femrave VIP ka qenë për një kauzë bamirësie.  

Të ndodhura në Brazil për të marrë pjesë në një mbrëmje gala për mbledhjen e fondeve për luftën kundër Sidës, Sharon Stone dhe Kate Moss kanë arritur të mbledhin plot 35 mijë paund.

Qershia mbi tortë ka qenë pikërisht puthja mes bukurosheve që bindi edhe më tepër të pranishmit të dhuronin fonde për bamirësi.

/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/