Aktorja dhe producentja Sharon Stone ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin se motra e saj Kelly është e infektuar me Covid-19.
Por ajo që është më problematike është fakti së Kelly vuan edhe nga sëmundja e lupus-it (një sëmundje kronike inflamatore në të cilën vetë sistemi imunitar i trupit sulmon organet dhe indet) dhe tashmë është shtruar në spital.
Pasi ju kërkoi ndjekësve të ndiznin një qiri për Kelly dhe burrin e saj Bruce aktorja gjithashtu ka kritikuar ashpër ata që nuk mbajnë maska.
“I vetmi vend ku shkoi ishte farmacia. Është faji i njerit prej nesh, i atyre që nuk mbajnë maskën”,– shkruan ndër të tjera Sharon Stone.
Kelly së bashku me burrin e saj janë shtruar në spital dhe janë në kujdesin e mjekëve.





