18 shkurt 2014 – 55-vjeçarja Sharon Stone, e cila është cilësuar si një nga femrat më seksi të Hollivudit për më tepër se dy dekada me radhë ka rrëfyer frikën që ka ndjerë kur e ka kuptuar se po plakej. Ylli i ‘Basic Instinct’, në një intervistë për revistën ‘Shape’ ka rrëfyer se kur mbushi 40 vjeç u mbyll në banjë me një shishe verë në dorë dhe qau për orë të tëra teksa shihte veten në pasqyrë. Megjithatë biondja e Hollivudit tregon se nuk e pati të vështirë ta kalonte këtë moment, duke i rrëfyer vetes se tashmë kishte ardhur koha të plakej dhe duhej të mësohej me këtë fakt. Por vitet duket se janë vetëm shifra për të. Edhe pse 55 vjeçe, Stone është shfaqur më në formë se kurrë në kopertinen e revistës ‘Shape’, aq sa edhe femrat me gjysmën e moshës së saj do ta kishin zili.

 /Gazeta Shqip/