Aktorja e famshme Sharon Stone së fundmi ka rrëfyer detaje të ndryshme nga jeta e saj personale. Stone tregoi eksperiencën e saj se si vite më parë i ka shpëtuar vdekjes, kjo e shkaktuar nga një goditje në tru.
Në shtator të 2001, 63-vjeçarja pësoi një goditje në tru dhe mjekët i hoqën të gjitha shpresat për jetë. Sharon pati hemorragji cerebrale që zgjati për 9 ditë me radhë.
Në një intervistë për “Today Sunday” Stone ka kujtuar se ka telefonuar të ëmën dhe se i ka thënë që është mirë të vish në spital sa më parë.
“Dhoma ishte shumë e qetë. Kur dhoma është shumë e qetë dhe askush nuk nxiton që të të shëroj, këtu e kupton se vdekja po afron dhe sa serioze është çdo gjë”, ka treguar aktorja.
“Në librin tënd ti shkruan për dritën, ndjenjën e humbjes, ke parë njerëzit që kanë humbur jetën”, ka pyetur më tej gazetaria aktoren për të treguar më shumë detaje.
“Zbulova se unë nuk isha e vetmja që kam pasur këtë eksperiencë. Është shumë e thellë. Dhe unë e di se shkencëtarët ndjejnë se është diçka shkencore që ndodh. Dhe spiritualistët besojnë se është diçka spirituale. Personalisht unë jam me Ajnshtajnin, që beson tek të dyja”, ka thënë Sharon.
Aktorja ka shtuar se kjo eksperiencë e ndihmoi që të vlerësonte prioritetet e saj në jetë.





