Një dron dyshohet se ka ndihmuar Edison Pulën të arratisej nga burgu i Trevisos në Itali.
Hetuesit dyshojnë se 27 vjecari është ndihmuar nga një dron, i cili mendohet se ka futur në ambientet e burgut sharrën me të cilën ai preu hekurat e qelisë.
Mediat italiane shkruajnë se Edison Pula ka patur bashkëpunëtorë të jashtëm në arratisjen e tij nga burgu, të cilët e kanë pritur për ta ndihmuar të largohet e më pas e kanë strehuar. Nga burgu i Trevizos, 27-vjeçari që njihet si mjeshtër i arratisjeve dhe i vjedhjeve serial, ai u largua së bashku me dy shqiptarë të tjerë, këta të fundit të arrestuar brenda pak orësh.
Drejtori i burgut, Alberto Quagliotto, ka nisur një hetim për të parë nëse ka pasur bashkëpunim brenda burgut. Ai nisi gjithashtu një apel për administratën e burgut për të marrë përforcime të stafit pasi numri i punonjësve është 18% më i ulët se sa duhet.
Kush është Edison Pula?
Por më shumë se sa episodet e vjedhjeve në Itali dhe Shqipëri dhe implikimi në drogë, emri i të arratisurit Edison Pula lidhet me një nga atentatet me tritol të organizuar ndaj njerëzve të hetuar për vjedhjen e një mjeti që u përdor për vrasjen e kryekomisar Ditan Lamaj.
Numri i telefonit që aktivizoi bombën me tritol ne 19 shtator 2016 në automjet Gentjan Bejtjes i dëmtuar rëndë në atë kohë, e tradhtoi Elidon Pulën dhe bashkëpunëtorët e tij.
Krimet e renda e hetuan në atë kohë shenjestrën e atentatit te Pules, Gentjan Bejtja, së bashku me Enver Stafukën, si hajdutët që siguruan makinën “BMW” prej nga ku u qëllua me breshëri Dritan Lamaj, Dëshmor i Atdheut.
Për atentatin që synoi të asgjësonte një person që ka dijeni për autorët e vrasjes së një polici si Lamaj, prokuroria mori nën hetim jo vetëm Edison Pulaj por edhe Oltion Cacën, që të dy nën akuzë për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë dhe shpërthim me eksploziv.
Ky hetim së bashku me vendimet e fajësisë është rekursuar në Gjykatën e lartë, së bashku me episode të tjera për të cilat i arratisuri akuzohet në Shqipëri si vjedhje dhe drogë.
Në Krujë, dy ditë mbasi ai u morr i pandehur dhjetorin e vitit 2016, Edison Pula u shpëtoi nga duart dy policëve Denis Çela dhe Naim Stafuka duke u arratisur. Policët që u arrestuan për shpërdorim detyre thane se sapo e zbritën nga makina për ta futur në komisariat, i dyshuari përfitoi nga dera e hapur dhe u largua.