TIRANE, 23 mars 2013- Shenja shprese për gjetjen e trupit të Julian Çelës.
Nga kërkimet katër orëshe ditën e sotme janë gjetur dy batanije të kuqe, të ngjashme me ato që ka përshkruar Prrenjasi, se kishte mbështjellë trupin e vogëlushit dhe e kishte hedhur në landfillin e Sharrës.
Batanijet e kuqe prej mëndafshi dhe mbetjet kockore, u dërguan në prokurori pë t’iu nënshtruar ekzaminimit për të vërtëtaar nëse i përkasin vogëlushit apo jo.
Pas gjetjes së batanijeve, dhe mbetjes kockore, e cila u vërtetua se nuk i përket një qenieje njerëzore, ekspertet po këqyrin zonën me synimin e gjetjes së ndonjë shenje që mund t’i përkasë 11-vjecarit.
Biologët nga të dhënat paraprake, konfirmojnë se mbetja kockore nuk i përket një qenie njerëzore, ndërkohë që perimetri i kërkimeve është ngushtuar rreth perimetrit prej 20 metër ku janë gjetur batanijet.
Kërkimet sot në ladfillin e Sharrës do të vijojnë deri në orët e vona të ditës pas dyshimeve të ngjalluara nga gjetja e batanijeve.





