Zbardhen të tjera detaje në lidhje me arratisjen e 4 shqiptarëve dhe një shtetasi pakistanez nga paraburgimi i komisariatit të Chanias në Greqi.
Burime bëjnë me dije se shqiptarët kanë mundur të sharrojnë me limë kangjellat e burgut dhe më pas kanë shkallmuar murin me forcë.
Nuk bëhet ende i ditur identiteti i personave të arratisur, por paraprakisht mësohet e ata janë persona me rrezikshmëri të lartë, të dënuar për vepra penale të rënda.
Njëri prej tyre rezulton i dënuar me tre burgime të përjetshme për 3-vrasje.
Ndërkohë që personat e tjerë janë të ndaluar për vjedhje, vrasje, trafik droge dhe krime të tjera të rënda.
Ata mbërritën në Chania mëngjesin e së shtunës për t’u transferuar në burgun e Chanias. Në pritje të transferimit për në burgun rural, 4 shqiptarët mundën të finalizojnë arratisjen mëngjesin e të hënës.
Të dënuarit që transferohen ne burgje rurale si ai i Agias, janë persona qe kane kryer 8 vite burg në rast dënimi me burgim të përjetshëm, “Isovia”, ose ata që kanë kryer 1/5, për dënime mbi 10 vjet.
Gjithashtu nevojitet që të ketë marrë të paktën 1 herë leje nga burgu dhe të jetë kthyer, si dhe të ketë pasur sjellje të mirë.