Punonjësit që janë angazhuar të kryejnë punimet e projektit Veliera në Durrës sot në mbrëmje vetëm pak minuta më parë, kanë çarë tubacionin e ujit pranë Torrës.
Të shumta janë videot e mbërritura nga qytetarët e Durrësit për këtë gabim të bërë gjatë punimeve. Çarja ka shkaktuar shpërdorimin e ujit dhe përmbytjen e rrugës.
Kujtojmë se ndërtimet në Velierë kanë shkaktuar reagime të mëdha për shkak të zbulimit të mbetjeve arkeologjike.





