Kushtet e vështira të jetesës detyrojnë gratë e komunitetit rom që të lajnë rrobat e tyre në qendër të Durrësit. Pikërisht në shatërvanet e sheshit “Liria”.

Ndërkohë që nënat lajnë rrobat, fëmijët e tyre i ndihmojnë dhe madje lahen e argëtohen në ujin e pandërruar të shatërvanit.

Pamjet janë vërtetë të trishta. Ata nuk kanë mundësi tjetër, ndërkohë që shpesh qytetarët e Durrësit i shohin këta fëmijë që “largojnë” vapën në ujin e qelbur të shatërvanëve, duke rrezikuar të marrin edhe ndonjë infeksion nga uji i papastër.