ROME – Momente frike mes banorëve të lagjes Africano në Romë pas prishjes së një tubi uji. Në sheshin Piazza Sant'Emerenziana, një shatërvan i improvizuar u krijua në mes të sheshit dhe lartësia e ujit arriti nivelin deri në 20 metra. Uji i dalë nga tubacionet krijoi një spektakël të vërtetë për shumë kureshtarë që nuk munguan t’i fiksojnë këto momente në foto dhe video në celularë.

I gjithë sheshi si dhe rruga Nemorense u mbyllën për trafikun, ndërkohë që zjarrfikësit ndërhynë për të normalizuar situatën.  "Ngjasonte me një gajzer",- thanë disa nga banorët që ndoqën për disa minuta spektaklin e veçantë.

Momentet kur furia e ujit ngjitet deri në 20m lartësi mund ta shihni në galerinë tonë të videove.