Një 44-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Durrësit pasi ka fyer dhe kanosur dy punonjës të Patrullës së Përgjithshme.

Sipas policisë, shtetasi Xh. M., banues në Durrës, ka kryer veprimin gjatë kohës që ishte i shoqëruar në ambientet e komisariatit për një konflikt në familje. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.