Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pasi SHBA konfirmoi se do të ofronin ndihmën e tyre për Shqipërinë dhe vendet e tjera të prekura nga COVID-19, me një shumë prej 100 milion dollarësh.

Përmes një postimi në Twitter, Basha falënderon SHBA-të për ndihmën e ofruar në këto ditë të vështira për Shqipërinë dhe jo vetëm.

“Ne nuk jemi vetëm! Faleminderit për miqësinë dhe ndihmën në ditë të vështira!”, shkruan Basha teksa ka shpërndarë mesazhin e ambasadores së SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.