NEW YORK – Një 15 vjeçar është arrestuar nga policia amerikane pasi akuzohet për vrasjen e 5 personave, 3 prej të cilëve fëmijë të mitur. Siç raportojnë mediat amerikane ngjarja është regjistruar ditën e djeshme në një shtëpi në New Mexico.
Autoritetet vendore kanë gjetur në shtëpinë ku u konsumua tragjedia trupat e pa jetë të një burri e një gruaja dhe ato të tre vogëlushëve, 2 djem dhe një vajzë. Mediat lokale i referohet deklaratës së dhënë nga sherifi i Bernalillos, i cili ka treguar se në vendngjarje janë gjetur armë zjarri.
Tragjedia vjen pak kohë pas asaj të Newtown, ku mbetën të vrarë 26 persona pjesa më e madhe fëmijë të ciklit fillor. Duke marrë shkas nga ngjarje të tilla, që nuk janë të rralla në Shtetet e Bashkuara presidenti amerikan Barak Obama ka hartuar një plan për reduktimin e armëve të zjarrit, të cilat në SHBA janë shumë të përhapura.