Dy persona kanë humbur jetën në një sulm të armatosur të premten në një qendër tregtare në shtetin e Kalifornisë në SHBA.
Siç raportohet, një 19-vjeçar ka vdekur në vendin e ngjarjes, kurse një tjetër 17-vjeçar ka humbur jetën në spital, pasi një sulmues hapi zjarr në Arden Failr Mall në Sacramento, kryeqytetin e Kalifornisë.
Policia e Sacramento-s njoftoi se ende nuk është gjetur identiteti i sulmuesit, i cili zgjodhi një qendër tregtare me dendësi të lartë për shkak të “së Premtes së Zezë (Black Friday)”, ditë e cila në vend shënon nisjen e sezonit të shopingut.