SHBA – Disa të vrarë nga të shtënat në një shkollë në Konektikat, shumica e viktimave jane femije te mitur. Ky eshte lajmi trondites qe vjen nga SHBA, ndersa mbeten ende te paqarta rrethanat  ne te cilat ka ndodhur tragjedia. Numri i viktimave rritet nga minuta ne minute, pasi dyshohet se vrasesi ka asgjesuar nje klase te tere me arme zjarri. Policia konfirmoi se autori eshte gjetur i vdekur brenda shkolles.

Ngjarja ndodhi në një shkollë fillore të rajonit Newtown dhe te dhenat e para u bene te ditur nga rrjete të mediave lokale. Policia kishte marrë një mesazh se një person i armatosur kishte mbërritur në shkollën fillore. 

''Në shkollën fillore 'Sandy Hook'', të Newtown, në Konektikat, u regjistrua fillimisht një viktimë dhe shumë të plagosur si pasojë e një shkëmbimi të fortë zjarri në brendësi të ambjenteve të ndërtesës'',- njoftonte fillimisht rrjeti televiziv lokal që citohej nga CBS. 

Pak minuta me pas, BBC duke cituar mediat lokale amerikane bën të ditur se të paktën disa persona janë vrarë nga të shtënat me armë në brendësi të shkollës. U konfirmua se drejtori dhe psikologu janë vrarë dhe pjesa tjetër e viktimave janë fëmijë të mitur. 

Ndërsa informacionet mbi viktimat vijojnë të jenë kontradiktore sa në një media në tjetrën, 3 persona konfirmohet se janë dërguar në spital në gjendje tepër të rëndë për jetën. Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur 2 armë, ndërsa vijojnë hetimet për ngjarjen e rëndë. Nga te dhenat paraprake dyshohet si autor nje prej prinderve qe kishte femijen ne kete shkolle.

Rrjeti amerikan CBS po ashtu bënte të ditur se nje prej viktimave ishte një prej personave të përfshirë në shkëmbimin e zjarrit ndërkohë që një person tjetër është arratisur, por për momentin autoritetet lokale nuk e kanë konfirmuar ngjarjen. 

Zona përreth institutit arsimor është izoluar dhe shkolla është evakuuar plotësisht.

Një dëshmitar në CNN tha se mund të kenë qenë mbi 100 të shtëna me armë. Zjarrfikësit i kanë evakuuar fëmijët nga ndërtesa e shkollës duke i vënë në rresht dhe u kanë kërkuar të mbyllin sytë që të mos shohin skenat e tmerrshme të shokëve dhe miqve të vrarë me armë. 

Policia bëri të ditur se atentatori ka vdekur brenda ndërtesës. "Po punojmë që ti japim përgjgije të gjitha pyetjeve se cfarë ka ndodhur realisht”, bëri të ditur zyrtarisht policia. 

Ndërkohë presidenti i SHBA, Barack Obama shprehu sot ngushëllimet për viktimat e shënuara në këtë ngjarje.