PENSILVANI-Në një rrugë interurbane në qendër të Pensilvanisë kanë mbetur të vdekur katër persona, duke përfshirë edhe vrasësin. Gjithashtu janë plagosur tre efektivë të forcave të rendit. Prokurori i qarkut Blair, Pensilvani, Rich Consiglio, tha se skena e të shtënave, ka përfshirë një hapësirë prej disa kilometrash. Ngjarja ka ndodhur në Franktown, të premten në mëngjes. Consiglio bëri të ditur se të vdekurit ishin tre burra dhe një grua.
Policia e Shtetit thotë se një efektiv i forcave të rendit ishte goditur me armë zjarri, por i shpëtoi vdekjes falë jelekut antiplumb që kishte veshur. Consiglio thotë se efektivi i dytë i forcave të rendit godit nga copa qelqi dhe i treti u përplas me personin e armatosur. Ai thotë se publiku nuk është në rrezik. Ndërkohë, shkollat në afërsi të vendngjarjes janë mbyllur. Ende nuk është bëri i ditur identiteti i viktimave dhe vrasësit.