SHBA– Çdo orë që kalon na sjell më pranë momentit kur hyn në fuqi e ashtuquajtura "katastrofa fiskale", që aktivizon shkurtime masive të shpenzimeve buxhetore si dhe rritje taksash për të gjithë amerikanët. Është një skenar shqetësues për shumë ekonomistë që paralajmërojnë se këto masa automatike do ta zhysnin vendin në një recesion të ri.

Udhëheqësit e Kongresit vazhduan të punojnë sot për të negociuar një marrëveshje që do t’i mbante përqindjet e taksave në nivelin aktual për të gjithë amerikanët, me përjashtim të amerikanëve më të pasur.

Si Senati, ashtu edhe Dhoma e Përfaqësuesve zhvillojnë sot sesione të jashtëzakonshme në përpjekje për gjetjen e kompromisit para skadimit të afatit në momentin e ndërrimit të viteve.