SHBA, 30 mars 2013– Armë falas për qytetarët në mënyrë që të mbrohen në zonat me rrezikshëmri më të lartë në Tukson, Arizonë.

Ka ngjallur debate iniciative “Projekti për qytetarët e armatosur” e financuar nga ish kandidati për kryebashkiak Shaun Meklaski, që parashikon shpërndarjen e armëve falas në zonën ku në vitin 2011 një person ekzekutoi gjashtë të tjerë.

Projekti sfidon në mënyrë të hapur ligjin për kontrollin e armëve të cilin po përpiqet të miratojë presidenti amerikan Obama.

Por sido që të jetë inciativa është propozuar fillimisht nga një student i Hjuston në Teksas i cili dëshiron të studiojë nivelin e kriminalitetit pas zbatimit të këtij projekti.