Ambasada amerikane ne Tirane ka bere nje reagim mbremjen e se merkures duke deklaruar se, kreu i opozites Lulzim Basha ka bere nje propozim te fundit per reformen ne drejtesi qe ka per qellim bllokimin e saj.

Reagimi:

Ambasada e SHBA është e zhgënjyer që vëren se pas deklarimit të një marrëveshjeje midis qeverisë dhe opozitës, kreu i opozitës, Z. Basha ka paraqitur një kërkesë të re të papranueshme.

http://ads.panorama.com.al/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=62&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fshba-basha-po-perpiqet-qellimisht-te-bllokoje-reformen-ne-drejtesi%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2F&cb=9fbf6a23a0

Ky zhvillim i fundit na detyron të arrijmë në përfundimin se kjo është një përpjekje e qëllimshme nga kreu i opozitës për ta bllokuar këtë reformë. Paketa e reformës është gati dhe përmbush të gjitha standardet e Komisionit të Venecias, SHBA dhe BE.

Nëse Z. Basha nuk i përmbush dot premtimet e tij, Qeveria e Shteteve të Bashkuara iu bën thirrje anëtarëve të parlamentit individualisht ta miratojnë këtë reformë më 21 korrik.