Ngarkesa e parë e paketës së mbështetjes së sigurisë amerikane për Ukrainën në vlerë prej 200 milionë dollarësh ka mbërritur në Kiev.
Dorëzimi erdhi pas vizitës së Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken në Kiev mes shqetësimeve nga Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë për dhjetëra mijëra trupa ruse në kufirin me Ukrainën. Rusia mohon planifikimin e një ofensive të re ushtarake.
“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ofrojnë një ndihmë të tillë për të mbështetur forcat e armatosura ukrainase në përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës nga agresioni rus”, njoftoi Ambasada Amerikane në Kiev.





