Mediat e huaja bëjnë të ditur se sekretari amerikan i shtetit John Kerry viziton Shqipërinë për t’i dhënë një shtysë miratimit të paketës së madhe të reformave në gjyqësor dhe legjislativ. Agjencitë e ndryshme të lajmeve, duke cituar Departamentin e Shtetit, shkruajnë se “sekretari John Kerry është duke bërë një ndalesë të vogël të dielën në kryeqytetin shqiptar për t’i bërë thirrje qeverisë dhe partive opozitare për të mbështetur paketën, e cila tani është në pritje në parlament.”
Sipas Departamentit të Shtetit, sekretari Kerry ka në plan gjithashtu të falënderojë Shqipërinë për kontributin e saj në luftën kundër Shteti Islamik.





