Presidenti i Shteteve të Bashkuara nuk do të mbajë fjalim gjatë ceremonisë së diplomit të vajzës së tij Malia, pasi nuk do të ishte në gjendje t’i mbante lotët. Presidenti Barack Obama, duke folur për stacionin televiziv ABC Neës, tha: “Shkolla e vajzës sime Malia më ka pyetur nëse dua të flas gjatë marrjes së diplomave nga studentët dhe unë u kam thënë jo.”

17-vjeçarja Malia, vajza e madhe e presidentit Obama, diplomohet këtë vit nga shkolla e mesme Sidwell Friends School, në Uashington. Ai do të jetë prezent në ceremoninë e diplomit, por duke mbajtur syze të errëta. “Unë do të vë një palë syze të errëta dhe do të qaj,” – tha presidenti Obama.