Dy motra shqiptare, që jetojnë në lindale, në Shtetet e Bashkuara, akuzohen për trafik droge. Ndërsa ato kanë dalë para gjykatës, mësohet se njëra prej tyre, një ditë në javë, punonte edhe si oficere rezervë e policisë amerikane. J. A., 28 vjeçe, dhe D. A., 26 vjeçe, u arrestuan pasi policia kontrolloi apartamentet e tyre. Sipas gjykatës, dy motrat nuk janë organizatoret e trafikut të drogës, por pjesëmarrëse.
Në gjykatë u ilustrua jeta luksoze e tyre, e cila përfshin apartamente të shtrenjta, udhëtime luksi në Maimi dhe Los Angeles, si edhe makina të shtrenjta. Prokuroria dëshmoi se të dy motrat ishin pjesë e trafikimit të metamfetaminës dhe marijuanës nga Kanadaja në Cleveland.
Autoritetet amerikane kanë hetuar çështjen që prej shtatorit dhe kanë bashkëpunuar me dëshmitarë dhe kanë përgjuar telefonata.





