Kina ka botuar një animacion të shkurtër të titulluar ‘Njëherë e një kohë një virus’ duke tallur përgjigjen e SHBA ndaj koronavirusit,  me anë të figurave të ngjashme me Lego, që përfaqësonin të dy vendet.

Uashingtoni dhe Pekini janë në një luftë deklaratash për origjinën e sëmundjes, e cila u shfaq në qytetin kinez Vuhan dhe është kthyer në një pandemi globale.

Presidenti amerikan Trump tha të enjten se ai kishtë prova që koronavirusi mund të ketë origjinën në një laborator kinez të virologjisë, por nuk pranoi të jape më shumë informacion.

Në animacionin e postuar në internet nga agjensia zyrtare e lajmeve Xinhua e Kinës, paraqitet një skenë që shfaq një luftëtar kinez terrakote që mban maskë për fytyrën dhe Statuja e Lirisë.

‘Zbuluam një virus të ri,’– thotë luftëtari.

‘Edhe çfarë?’- përgjigjet Statuja e Lirisë. ‘Është vetëm një grip.’

Ndërsa luftëtari paralajmëron për virusin dhe rreziqet e tij, Statuja e Lirisë përgjigjet në mënyrë të çuditshme me jehonat e konferencave për shtyp të Trump, në të cilat ai mohoi seriozitetin e sëmundjes.

‘A po e dëgjoni veten tuaj?’– pyet luftëtari, ndërsa statuja fillon të bëhet e kuqe, me ethe.

‘Ne jemi gjithmonë të saktë, edhe pse ne kundërshtojmë veten tonë,’-  përgjigjet statuja.