Në Kaliforni, kafeja, ashtu si cigaret duhet të ketë etiketën që informon që është e rrezikshme.
Një gjykatë ka marrë këtë vendim pas disa padive nga konsumatorët për disa shoqëri të cilat akuzohen se kanë dhunuar ligjin e shtetit për të lajmëruar konsumatorët për prezencë të substancave kancerogjene në produktet ushqimore.
Në rastin e kafesë është një molekulë e dëmshme e cila prodhohet gjatë pjekjes në temperaturë të lartë.
Denoncimin e ka bërë Raphael Metzger, pjesëtar i Këshillit të edukimit dhe kërkimit për substancat toksike, i cili gjithashtu sqaron që ndërmarrjet duhet të ulin nivelin e acrylamidës (lëndës kancerogjene) që prodhohet tek kafeje kur piqet.
Rreziku potencial i kafesë është vetëm lidhja me acrilamiden dhe jo me vetë pijen. Ekzistojnë studime të shumta shkencore që tregojnë pikërisht të mirat që vijnë nga kafeja.
Vetë Oms ka mohuar lidhjen mes kafesë dhe kancerit, duke nënvizuar aksionin mbrojtës që kafeja ka ndaj kancerit të mëlçisë dhe atij të mitrës.