Shtetet e Bashkuara thanë se janë të shqetësuara në lidhje me raportet për vrasjet e ndodhura gjatë një operacioni të forcave algjeriane për të liruar pengjeve e rrëmbyera nga militantët në një uzinë gazi në lindje të Algjerisë.
Zëdhënësi Jay Carney tha se Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar sqarime qeverisë algjeriane.
Një zëdhënës i kryeministrit britanik, David Cameron tha se Britanisë nuk i është dhënë ndonjë njoftim paraprak për operacionin algjerian.
Presidenti francez Francois Hollande tha se kriza e pengjeve në Algjeri tregon se ndërhyrja e Francës në Malin fqinj ishte e justifikuar.
Militantët kanë uzurpuar uzinën, dhe kanë rrëmbyer dhjetëra pengje të huaja dhe algjeriane.
Ata kërkojnë që Franca të ndalë operacionin kundër militantëve në Mali.
Militantët pohojnë se 34 pengje dhe 14 rrembyes u vranë në sulmin ushtarak të së enjtes.
Mediat algjeriane raportojnë se disa nga të huajt janë shpëtuar.