FIER, 18 prill 2013– Rudi Muçja ka një ëndërr – dëshiron që një ditë të jetë president i Republikës së Shqipërisë, njofton “Kalona News”, gazeta lokale amerikane në shtetin e Ajovës.

Muçja studion për diplomaci në kolegjin “Iowa Mennonite School”.

Fitoi në një konkurs mes një numri të madh kandidatësh.

Ai është nga Fieri.

Prindërit e tij janë mysliman dhe i krishterë.

Muçja thotë se ka studiuar gjuhën angleze britanike që nga klasa e pestë.

Ai synon të jetë zyrtar i lartë, madje president republike, kur të kthehet në Shqipëri dhe ka në plan të studiojë për shkenca politike kur të mbarojë kolegjin.

/th. m. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/