SHBA, 16 mars 2013 – Shtetet e Bashkuara po forcojnë mbrojtjen nga raketat me bazë në tokë, pas kërcënimeve nga Koreja e Veriut kundër Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara.

14 interceptorë të aftë për të shkatërruar raketat balistike gjatë fluturimit do t’i shtohen sistemit mbrojtës të brigjeve perëndimore të Shteteve të Bashkuara.
 
Koreja e Veriut kreu provën e saj të tretë bërthamore muajin e kaluar. Feniani ka kërcënuar se do të ndërmarrë e para një sulm bërthamor kundër Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut dhe shtoi kërcënimet ndaj manovrave ushtarake SHBA-Kore e Jugut.
  
Sekretari Hegëll tha se Shtetet e Bashkuara po veprojnë për të qënë një hap para sfidave që përbën Koreja e Veriut dhe Irani, duke zhvilluar një aftësi raketash balistike me rreze edhe më të gjatë veprimi.
  
Të 14 interceptorët shtesë do ta çojnë në 44 numrin e përgjithshëm të interceptorëve në Shtetet e Bashkuara. Sekretari Hegëll tha se kjo do ta shtojë me 50 përqind aftësinë mbrojtëse të Shteteve të Bashkuara.

Sipas planeve, interceptorët e rinj do të vendosen deri në vitin 2017 dhe kostoja e tyre sipas zyrtarëve do të jetë rreth një miliardë dollarë. Zyrtarët thanë se prova të mëtejshme do të bëhen në muajt e ardhshëm.

Gjithashtu u njoftua një plan për ndërtimin e një sistemi shtesë radarësh në Japoni si dhe studime për mjedisin për një interceptor tjetër në Shtetet e Bashkuara.

/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/