SHBA-të kanë goditur rëndë kapacitetet ushtarake të Iranit, duke shkatërruar ose dëmtuar më shumë se dy të tretat e objekteve që përdoren për prodhimin e dronëve, raketave dhe kantieret detare, sipas Admiral Brad Cooper, kreu i Shtabit të Përbashkët të SHBA-së për Lindjen e Mesme.

Ai tha se edhe flotës iraniane i është shkaktuar dëme të mëdha dhe Teherani ka humbur pjesërisht aftësinë për të projektuar fuqinë detare në rajon dhe më gjerë.

Raketat dhe dronët e Iranit janë në rënie të dukshme, ndërsa SHBA-të kontrollojnë hapësirën ajrore mbi vendin.

Aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln vazhdon operacionet kundër objektivave ushtarake në ujërat rajonale, pas një sulmi me raketa lundrimi nga ushtria iraniane që e detyroi të ripozicionohej.

Fushata ajrore e SHBA-së dhe Izraelit ka nisur më 28 shkurt dhe synon udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të Iranit, si dhe infrastrukturën e tij ushtarake.

Që nga ajo kohë, ushtria amerikane ka goditur mbi 10,000 objektiva, sipas admiral Cooper.