Katër persona, mes tyre dy fëmijë janë vrarë nga një i afërm në Nju Jork.
Viktimat janë një djalë 12-vjeçar, një vajzë 11-vjeçare, një grua 44-vjeçare dhe një burrë rreth të 30-ve.
Sipas Sky News, oficerët u njoftuan nga një vajzë, e cila tha se në lagjen Queens “kushëriri i saj po vret anëtarët e familjes”.
11-vjeçari u gjet para shtëpisë, kurse tre të tjerët u gjetën brenda dhomave të gjumit, theksoi policia.
Një person i pestë, një grua 61-vjeçare, ndodhet në gjendje kritike në spital, pasi ka pësuar plagë të shumta me thikë.
I dyshuari i krimit Courtney Gordon, 38 vjeç, u qëllua për vdekje nga policia.
Dy oficerët që shkuan në vendngjarje të dielën në mëngjes u goditën gjithashtu me thikë, sipas policisë.
Jeffrey Maddrey, shefi i patrullës së NYPD, tha se një oficer u godit në qafë dhe tjetri në fytyrë.
“Arma që u përdor për të plagosur oficerët ishte një thikë tipike kuzhine”, tha Maddrey në një konferencë për shtyp të shtunën.
Ai tha se në këtë fazë nuk dihet nëse ishte e njëjta armë e përdorur edhe kundër viktimave të tjera.
Maddrey tha se oficerët nuk mundën të hynin menjëherë në shtëpi sepse kishte një zjarr brenda dhomës së ndenjes.
Besohet se Gordon kishte qenë duke vizituar familjen në shtëpinë e tyre në lagjen Far Rockaëay.