Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, flet për stërvitjen “Defender 21”, që do të ndodhë në Shqipëri këtë verë, në një aktivitet për dhurimin e 29 Automjeteve Ushtarake të Lëvizshmërisë së Lartë për Forcat e Armatosura Shqiptare, të zhvilluar ditën e sotme.
Gjatë fjalës së saj, ambasadorja Kim është shprehur se “këto automjete të reja do të përmirësojnë menjëherë aftësitë e forcave tokësore shqiptare në një moment kritik”.
Më tej, diplomatja amerikane u shpreh krenare që Shqipëria i përgjigjet detyrës, duke qenë gjithmonë në krah të SHBA, pavarësisht sa të rrezikshme janë misionet, pavarësisht sa larg shtëpisë.“Jemi këtu për të festuar dorëzimin e 29 Automjeteve Ushtarake të Lëvizshmërisë së Lartë, ose “Humvee”, për Forcat e Armatosura Shqiptare.
Këto automjete të reja do të përmirësojnë menjëherë aftësitë e forcave tokësore shqiptare në një moment kritik… Ky dhurim është gjithashtu vendimtar, sepse jemi në përgatitjet e fundit për një ngjarje historike – Stërvitja “Defender 21”. “Defender 21” është një stërvitje ushtarake shumëkombëshe, e cila do të ndodhë në Shqipëri këtë verë dhe Shqipëria është zgjedhur për të mikpritur një aspekt të rëndësishëm të stërvitjes.
Kjo do të jetë stërvitja më e madhe ushtarake ndonjëherë në Evropën Juglindore dhe sigurisht do të tregojë rëndësinë e Shqipërisë në rajon. Në mënyrë të veçantë, presim me kënaqësi t’i shohim këto automjete të marrin pjesë në këtë ngjarje premierë trajnimi”, është shprehr ambasadorja Kim.
️ | “Jemi këtu për të festuar dorëzimin e 29 Automjeteve Ushtarake të Lëvizshmërisë së Lartë, ose “Humvee”, për Forcat…
Posted by U.S. Embassy-Tirana on Wednesday, March 24, 2021





