Katër çështje mbeten vendimtare për fatin e armëpushimit mes SHBA-së dhe Iranit: situata në Liban, rihapja e Ngushticës së Hormuzit, siguria e trafikut detar dhe programi bërthamor iranian.
Pikërisht mbi këto pika do të përqendrohen negociatat mes delegacioneve që nisin të shtunën në Islamabad.
Armëpushimi mbetet në pikëpyetje serioze, sidomos pas sulmeve izraelite në Bejrut, të cilat sipas Teheranit cenojnë bazën e draft-marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Pakistani. Kjo ka shtuar tensionet dhe ka vështirësuar gjetjen e një kompromisi të shpejtë.





