SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut, e kanë dënuar të enjten, furnizimin e Rusisë me municione dhe me pajisje ushtarake nga Koreja e Veriut.
Në një komunikatë të përbashkët, sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken, ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut, Park Jin, dhe ministri i Jashtëm i Japonisë, Yoko Kamikaëa, thanë: “Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku me komunitetin ndërkombëtar për t’i zbardhur tentimet e Rusisë për të marrë pajisje ushtarake nga Koreja e Veriut”.
“Furnizimet me armë të tilla, disa prej të cilave mund të konfirmojmë se janë kryer, do ta rrisin jashtëzakonisht shumë numrin e humbjeve në njerëz nga lufta agresore e Rusisë”, thanë ata.
Deklarata e tyre vjen vetëm pak ditë pasi ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, e hodhi poshtë një deklaratë të mëparshme të SHBA-së se vendi i tij kishte marrë municione nga Koreja e Veriut, duke thënë se Uashingtoni ka dështuar ta dëshmojë këtë.