Për herë të parë që nga viti 1986 Shtetet e Bashkuara te Amerikes nuk do të marrë pjesë në një Botëror. Dy ishuj të mëdhenj e disa të tjerë më të vegjël, me më pak se 1 milionë e gjysëm banorë dhe me atletikën si sportin kombëtar, Trinidat e Tobago u kthyen në macen e zezë që ndëshkoi ashpër madje shumë ashpër, yeenkit amerikane që këtë humbje e quajnë një vetvrasje.
2-1, rezultati i ndeshjes që i dha fitoren përfaqësuese së Trinidat e Tobago, e skualifikuar automatikisht për Botërorin e Rusisë pas 8 humbjeve rradhazi, por që çuditërisht e aftë për të mundur Amerikanët, të cilët shënonin 7 prezanca rradhazi në kompeticonin e Kupës së Botës.
Cudira në grupin e Concacaf, ku nga ana tjetër përveç Meksikës dhe Costa Rikës që e kanë prerë biletën e tyre, Panamaja shënoi një fitore historike ndaj Costa Rikës, pasi për herë të parë merr pjesë në një Botëror. Ka gisht në këtë sukses edhe disfata e Amerikanëve, por kjo pak rëndësi ka pasi i gjithë Kombi ka nisur festimet zyrtare.
Roman Torres është kthyer në hero pasi ishte ai që vetëm dy minuta para vërshëllimës së fundit, i dhuroi Panamasë golin që i siguroi biletën për në Rusi. Nga 1-1 rezultati u fiksua në 2-1 për Panamanë ndaj Costa Rikës. Nga tre takimet e zhvilluara në këtë grup Honduras tashmë shkon në fazën e Play off ku do të përballet më Australinë.





