22 qershor 2015 – Amerika mbështet raportin e OSBE/ODIHR se në Shqipëri është blerë vota dhe është bërë presion mbi votues. “Votimi ditën e zgjedhjeve nuk pati incidente madhore apo akte dhune. Ne i bëjmë jehonë gjetjeve paraprake të OSBE/ODIHR për zgjedhjet vendore dhe ndajmë shqetësimet e tyre për blerjen e votave, pretendimet për presione mbi votuesit, institucionet e politizuara zgjedhore dhe parregullsi të tjera”, ishte deklarata e ambasadës së SHBA-së. vetë ambasadori Donald Lu në këto dy ditë ka vizituar disa qendra votimi dhe numërimi në Vorë e Tiranë.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





