Shtetet e Bashkuara kalojnë në vendin e parë përsa i përket rasteve pozitive me koronavirus në botë me 81,000 infeksione dhe më shumë se 1.000 vdekje.
Shifrat e reja të publikuara të enjten tregojnë se SHBA ka kapërcyer Kinën dhe Italinë me numrin e personave të prekur.
Italia mbetet deri tani vendi më i goditur për sa i përket vdekjeve me më shumë se 8,000. Kina, vendi ku filloi pandemia në dhjetor, ka regjistruar më shumë se 3000 vdekje nga pandemia e koronavirusit.
Shifrat e reja të SHBA-së vijnë pasi Nju Jorku regjistroi 100 vdekje prej koronavirusit në vetëm 24 orë, duke e çuar numrin total në këtë shtet në 385. Ndërsa numri i viktimave deri tani në SHBA është 1177.
Nju Jork, i cili është epiqendra e shpërthimit të koronavirusit në SHBA me 50 përqind të rasteve të konfirmuara në total, numëron rreth 37.000 të prekur.





