SHBA pretendon se Koreja e Veriut po përpiqet të prodhojë armë biologjike duke përdorur metodën e modifikimit të gjeneve CRISPR.
Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar raportin e vitit 2024 për “Marrëveshjet dhe angazhimet për kontrollin, parandalimin e përhapjes së armëve dhe çarmatimit”.
Në raport paralajmërohet se “Koreja e Veriut përdor teknologjitë që sigurojnë modifikimin dhe ndryshimin e gjeneve si CRISPR dhe se ajo po prodhon armë biologjike”.
“Koreja e Veriut po bashkëpunon me vendet e tjera për furnizimin e pajisjeve dhe produkteve”, thuhet në raportin ku rikujtohet se qeveria e Phenianit është palë e Konventës së Armëve Biologjike, e cila ndalon prodhimin dhe përdorimin e armëve biologjike.
Gjithashtu edhe në raportin e vitit 2023 të Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë (CFR), institucionit Think-Tank me qendër në SHBA pretendohej se Koreja e Veriut ka armë kimike dhe biologjike.
Konventa e parë shumëpalëshe për Armët Biologjike e paraqitur nga Britania e Madhe dhe e cila u nënshkrua në vitin 1972 dhe hyri në fuqi në vitin 1975, parashikon zhvillimin, prodhimin, ruajtjen e armëve bakteriologjike dhe helmuese si dhe shkatërrimin e këtyre armëve.
Në mesin e palëve në konventën që ndalon prodhimin e armëve biologjike janë 183 vende, përfshirë edhe Turqinë.