SHBA– Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Irani mund të ketë shkelur rezolutën e Kombeve të Bashkuara nëse pohimet e tij për dërgimin e një majmuni në hapësirë, dalin të vërteta.
Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland, ka thënë se nuk ka mundur të konfirmojë ende pretendimet e Iranit.
Por, ajo ka kujtuar se Rezoluta 1929 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ndalon Iranin nga “çdo aktivitet që lidhet me raketa balistike, të afta për të bartur armë bërthamore, përfshirë edhe lansimet që përdorin teknologjinë e raketave balistike”.
Zyrtarët iranianë kanë thënë të hënën se kanë dërguar një raketë me majmunin në bord, rreth 120 kilometra mbi Tokë. Kafsha thuhet të jetë kthyer në gjendje të mirë.