DURRËS, 27 shkurt 2014 – Gjykata e kontesë Putnam e shtetit amerikan të Nju Jorkut akuzon shqiptarin Ariano / Lani Zaimi, 44 vjeç (në foto nga policia e Karmelit), për përdhunim të gradës së tretë. Zaimi është biznesmen i suksesshëm shqiptar. Është pronar i dy restoranteve: “Ariano’s Trattoria”në qytezën e e Mahopakut dhe “Ariano’s II” në qytezën e Karmelit.
Një vajzë, aktualisht 19 vjeç, akuzon Ariano / Lani Zaimin se, ndërsa ishte punësuar si pjatalarëse në restorantin e tij në Karmel, u përdhunua prej tij në magazinën e lokalit. Zaimi pretendon se ka pasur marrëdhënie intime me vajzën, por ato janë kryer me dëshirën e vajzës dhe ai nuk e dinte se vajza ishte e mitur në momentin e kryerjes së këtyre akteve. Në dëshminë e saj në gjykatë vajza theksoi se e kishte kundërshtuar fuqimisht Zaimin, madje duke i kujtuar që ishte i martuar, me fëmijë. Ajo iu kundërvu fizikisht sulmit seksual të Zaimit. Dy herë ia kishte ulur të mbathurat dhe ajo i kishte ngritur dy herë, duke rezistuar maksimalisht ndaj veprimeve të pronarit të saj. Gjithsesi, pas kontaktit seksual, Zaimi i dha 200 dollarë. Duke e shoqëruar në shtëpi, e paralajmëroi vajzën se kishte miq shumë policinë amerikanë, kështu që vajzës nuk duhet t’i shkonte në mend t’u drejtohej forcave ligj-zbatuese. Ariano Zaimi, i njohur edhe me emrin Lani, ka pasur një precedent penal në vitin 2010 për sjellje të keqe, sepse i kishte futur duart një femre pa lejen e saj. Në janar 2014, një tjetër kameriere e punësuar nga Zaimi, kishte bërë kallëzim penal ndaj tij për abuzim seksual. Tashmë Zaimi duhet të përgjigjet para drejtësisë për përdhunim seksual të gradës së tretë, për marrëdhënie seksuale me të mitur, për sjellje të padenjë në publik, dhe për shkelje besimi.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





