SHBA – Të martën anija kozmike kompakte X-37B (shuttle) u rinis në orbitë me ndihmën e raketës Atlas V nga Cape Canaveral, Florida.
Lëshimi i parë i aparatit kozmik pa pilot u krye në vitin 2010. Anija kozmike qëndroi 7 muaj në orbitën e Tokës.
X-37B është 4 herë më i vogël se sa modelet e mëparshme të anijeve kozmike amerikane të transportit. Ajo ka një gjatësi prej 8.8 m dhe një hapje të krahëve prej 4.5 m. Pesha në fluturim e aparatit kozmik, i cili është i aftë që pas kthimit nga orbita e Tokës të ulet në të njëjtën mënyrë si një aeroplan, është rreth 5 ton.
Kohëzgjatja e parashikuar e qëndrimit në orbitë të anijes kozmike të papilotuar është 270 ditë. Supozohet se anija kozmike (shuttle) është projektuar për mbledhjen e të dhënave sekrete.