Dy kompani të mëdha farmaceutike do të furnizojnë qeverinë e SHBA-së me 100 milionë doza të një vaksine eksperimentale kundër koronavirusit.
Sipas medieve të huaja, marrëveshja u nënshkrua me kompaninë franceze Sanofi si dhe me ndërmarrjen britanike GalxoSmithKline përcjell Telegrafi.
Qeveria do të paguaj deri në 2.1 miliardë euro për të furnizuar vaksina të mjaftueshme për 50 milionë njerëz, ndërsa parashihet mundësia edhe për blerjen e 500 milionë dozave të tjera.
Marrëveshja mes këtyre dy palëve vjen pas programit “Operation Warp Speed”, i cili ka për qëllim sigurimin e një vaksine kundër coronavirusit deri në fundit 2020. Programi u lansua nga vetë qeveria amerikane.