Më shumë se 100 milionë votues tashmë kanë votuar në Presidencialet amerikane dhe po konsiderohet si një shifër rekord e votuesve.

Sipas Projektit të Zgjedhjeve në SHBA pranë Universitetit të Floridës, deri më tani mbi 100 milionë amerikanë kanë votuar, duke bërë që të jetë një numër rekord dhe më i larti në historinë moderne të këtij vendi.

Kjo rritje e numrit të votuesve, në veçanti e atyre me postë ka ndodhur si rezultat i pandemisë së koronavirusit, që i mori jetën mbi 231 mijë amerikanëve në mbarë.

Me maska në fytyrë dhe duke respektuar distancën, qytetarët amerikanë prisnin pranë vendvotimeve për të zgjedhur të preferuarin e tyre.