Corey Lewandowski, menaxheri i fushatës elektorale të kandidatit republikan Donald Trump, është thirrur në Rajonin e Policisë, në Jupiter, Florida, ku është njohur me akuzën e ngritur ndaj tij, atë të ushtrimit të dhunës. Lewandowski akuzohet se ka sulmuar fizikisht reporteren Michele Fields, më datën 11 mars.
Fields ka dëshmuar se Lewandowski e ka kapur për krahu dhe e ka rrëzuar gati përtokë, në momentin që reporterja kërkoi t’i bënte një pyetje kdandidatit republikan Donald Trump. Megjithatë, ky i fundit është shprehur i sigurtë se menaxheri i tij i fushatës është i pafajshëm.