DURRES, 12 qershor 2013 – Numri dy i ambasades së SHBA-së në Tiranë Henry Jardine si dhe drejtori i Përgjithëm i policisë së Shtetit Hysni Burgaj, kanë marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çertifikatave e medaljeve të mirënjohjes, për nëntë efektiva të policisë së Kufirit.
Zv-ambasadori amerikan Jardine, në fjalën e tij ka vlerësuar punën e bërë nga policia e kufirit në Durrës në drejtim të goditje së rasteve të trafikut të paligjshëm si dhe ndalimin e personave me tendencë kriminale. Ai tha në fjalën e tij se SHBA-ja ka dhënë 2 milion dollarë për blerjen e pajisjeve të sofistikuara të cilat janë përdorur nga kjo polici, në drejtim të goditjes së krimit.
"Jam shumë i nderuar të jem i pranishëm në këtë ceremoni, në të cilën do të bëjmë publike punën dhe rritjen efektive të strukturave policore të kufirit e migracionit. Pëpjekjet në vitet e fundit janë dëshmi e luftës në rritje të goditjes së rasteve, dhe përgjatë këtij viti ka rezultuar një rritje prej 100 përqind nga ana e strukturave policore të kufirit. Shba-ja, është dhe do të jetë një partenere mbështetëse në drejtim të luftës kundër krimit, nëpërmjet trajnimeve e mjeteve të sofistikuara, duke mbështetur fuqimisht policinë e kufirit", tha numri dy i ambasades së SHBA-së në Tiranë Henry Jardine.
Për drejtorin e Përgjitshëm të Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, lufta kundër krimit mbetet një ndër objektivat kryesore të strukturave policore,ndërsa ka vlerësuar bashkëpunimin me vendet fqinje.
"Unë jam shumë i kënaqur që marr pjesë në një ceremoni të tillë të organizuar në bashkëpunim me ambasadën e SHBA-ës. Lufta kundër krimit të organizuar mbetet një ndër objektivat kryesore për strukturat e policisë së shtetit. Të gjitha arritjet e deritanishme kanë ardhur falë trajnimeve dhe mjeteve të sofistifikuara të vendosura në pikat kufitare të vendit", tha Burgaj.
Përgjatë tre viteve në portin e Durrësit janë zhvilluar 100 operacione në drejtim të goditjes së trafikimit të paligjshëm të lëndëve narkotike si dhe janë ndaluar mbi 1 mijë persona me tendecë kriminale e të shpallur në kërkim.
/e.a. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





