SHBA, 26 mars 2014 – Televizioni prestigjioz amerikan “Fox News” njofton se Departamenti Amerikan i Shtetit bleu me fondet e veta dy automjete tip “Mitsubishi”, variant Pick Up me vlerë 50 284 $. Veturat janë pjesë e një dhurate për policinë shqiptare. Gjithsejt do dhurohen 8 automjete tip “Mitsubishi” me vlerë totale 201 136 $. Automjetet janë me fibër të përforcuar, ngjyrë të zezë dhe xhama të zinj. Janë gjithshtu rezistentë ndaj goditjeve. 6 automjetet e para janë  “Mitsubishi “ tip L 200 Double Cab.

Gjykohet se këto 8 automjete do të jenë shumë të dobishme për policinë kufitare shqiptare në luftën e saj kundër klandestinëve në territorin kombëtar.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/