Një video e re dramatike tronditi sërish Amerikën, ku një afro-amerikan vdiq pas agresionit të policisë në Tacoma, Washington.
Sipas “New York Times”, video u filmua nga një grua që ishte pas makinës së policisë, ndërsa dëgjohet duke bërtitur: “Stop, mos e godit, oh Zoti im ndaloje”.
Episodi daton më tre mars të këtij viti dhe viktima quhet Manuell Ellis. Ndërkohë në Uashington, rreth 1 milion protestues pritet të marshojnë kundër racizmit dhe në favor të George Floyd.
Ai u përplas në tokë nga goditjet e agjentëve deri sa humbi jetën, ndërsa për policinë sulmi u bë nga viktima.





