Çdo qytetar i BE dhe Mbretërisë së Bashkuar që ka kryer dy dozat e vaksinës ndaj COVID-19 do të mund të hyjë lirisht në SHBA.
Ky vendim i amerikanëve hyn në fuqi nga nëntori dhe i jep fund ndalimit 18-mujor për qytetarët europianë dhe britanikë.
Ishte Donald Trump që vendosi urdhrin në mars të 2020, por Biden kishte paralajmëruar me kohë se do të ndryshonte rregullat.
Përveç vaksinimit të plotë, qytetarët nga BE dhe Britania e Madhe do të duhet të bëjnë dhe test apo të gjurmohen.





