SHBA-Presidenti amerikan Barak Obama thotë se Shtetet e Bashkuara e njohin koalicioni e sapo-formuar sirian të grupeve opozitare – një lëvizje që synon shtimin e trysnisë kundër sundimit të presidentit Bashar al-Asad.
Z. Obama thotë se koalicioni i ri opozitar është mjaft përfaqësues dhe mund të shihet si "përfaqësues legjitim" i popullit sirian", përkundrejt regjimi të Assadit."
Por kjo nuk do të thotë se Shtetet e Bashkuara përkrahin krahun e opozitës që ka pjesëmarrës terroristë.
Në intervistën televizive në rrjetin ABC, presidenti Obama vuri në dukje se një element të vogël, i quajtur al-Nusra – brenda koalicionit opozitar është i lidhur me al-Kaidën në Irak, dhe Amerika e ka përcaktuar atë si një organizatë terroriste, transmeton voa.
Pak orë më parë, Departamenti amerikan i Shtetit e shpalli zyrtarisht gupin Jabhat al-Nusra si organizatë terroriste – dhe bllokoi pasuritë e saj. Sanksione u shpallën edhe kundër dy grupeve të armatosura që mbështesin presidentin sirian al Assad.
Analistët thonë se organizata al-Nusra ka qenë ndër më efektivet mes grupeve rebele kundër qeverisë Asad. Ky efektivitet ka ngritur shqetësime se ekstremistët po uzurpojnë revoltën 21 muajshe në Siri.